Ministrja e Kulturës Elva Margariti njofton uljen e tarifave për sitet kulturore

8 Qershor 2020 | 08:06

Bllokimi i kufijve nga pandemia globale e COVID-19 ka shkaktuar probleme të mëdha ekonomike në të gjithë botën. Sektorët, të cilët do ta ndiejnë më shumë këtë krizë janë turizmi dhe kultura, pasi për shkak të mbylljes së kufijve turistët e kanë të pamundur aksesimi e siteve kulturore.

Ministrja e Kulturës, Elva Margarti ishte e ftuar në Euronews Albania, ndërsa tha se këtë vit fokusi do të jetë tek turizmi lokal. Ajo tha se qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë vendet turistike me çmime dhe tarifa më të ulëta.

“Si në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri, turisti i huaj është një shtyllë e rëndësishëm e ekonomisë që sjellë të ardhurat në të gjithë sitet kulturore.  Patjetër që do ndikoj edhe në Shqipëri, sepse 60 e turistëve janë turistë të huaj në sitet tona kulturore. Ne kemi pasur parasysh këto kohë bashkë me ministritë e tjera që të ndërmarrin masa që të mbështesim bizneset lokale, dhe në këtë nismë Ministria e Kulturës, afrohet duke mbështetur sidomos turistët lokalë për t’ua bërë të mundur aksesueshmërinë në sistet kulturore duke ulur edhe tarifat. Ne kemi pasur vitin që shkoi një rekord mbi 1 milionë turistë në të gjitha sitet kulturore. Duke pasur parasysh se pandemia solli një gjunjëzim të ekonomisë, ne menduam se për ne është e rëndësishëm promovimi. Kemi dalë me këtë nismë të re, e cila bazohet tek ulja e tarifave”, tha ministrja.

Ajo gjithashtu tregoi detaje për punën që po bëhët në restaurimin e siteve turistike, të cilat  janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëtorit.

“Ne kemi nisur një sërë hartimesh të projekteve për konsolidimin dhe restaurimin, ndërsa së shpejti do të fillojnë projektet e zbatimit. Kemi filluar dhe me konsolidimin për vënien në siguri të siteve, duke filluar në Durrës. Në Kalanë e Krujës do të ndërmarrim hapa konkretë. Kemi tashmë një ekip të mirë personash që do na mbështesin”, tha ajo.  

Më tej, ministrja Margariti ftoi qytetarët që të zbulojnë vendet turistike, ndërsa zbuloi ofertën për Butrintin.

“Ne po punojmë që të sjellim paketa të plota. Edhe për Butrintin do të dalim me një ofertë e re, e cila do jetë një biletë prej 400 lekësh. Duhet të gjejmë pak kohë dhe të shëtisim vendet tona. Butrinti është i vizituar, Kalaja e Shkodrës, por edhe parqet arkeologjike dhe kalatë janë ndër sitet më të vizituara. Ne kemi filluar të hedhim sytë drejt parqeve arkeologjike, ndërsa e kemi parë tërmetin jo vetëm për dëmet që shkaktoi, por edhe për të parë një plan më të gjerë menaxhimi”, shtoi Margariti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026