Ministrja e Shëndetësisë konfirmon mbylljen e spitalit COVID-3

18 Prill 2021 | 20:07

Pas COVID-4, për shkak të rënies së shtrimeve këtë pasdite është boshatisur edhe spitali COVID-3. Këtë gjë e konfirmon ministria e Shëndetësisë e pyetur nga Euronews Albania.

Ato pak pacientë që po merrnin ende mjekim në spitalet COVID-3 tashmë janë transferuar në Spitalin Infektiv ose siç njihet ndryshe COVID-1.

Numri më i madh i pacienteve të shtruar aktualisht në spitale ndodhen tek Infektivi dhe ‘Shefqet Ndroq’ e me pak në spitalet rajonale.

Ministria e Shëndetësisë thotë se aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, vijon prej disa ditësh në rënie edhe numri i rasteve ditore që dalin pozitivë me COVID-19. Të dielën nga kryerja e 2 480 testimeve, vetëm 138 raste ishin pozitive.

Pavarësisht kësaj, në të gjithë vendin ka më shumë se 25 mija raste aktive me COVID-19, ku pjesa dërrmuese prej 18 500 janë në Qarkun e Tiranës.

Ndërkohë kë një rënie drastike të rasteve aktive në Qarqet e Lezhës (18) dhe Qarkut Berat (53).

Shqipëria numëron që prej nisjes së pandemisë 2 342 humbje jetë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026