Ministrja gjermane: Shkollat duhet t’i përgatisin nxënësit për luftë
Ministrja gjermane e Arsimit, Bettina Stark-Watzinger, tha se nxënëve gjermanë duhet t’u mësohet në shkolla se si të reagojnë në rastet e krizave dhe katastrofave të ndryshme përfshirë dhe luftën.
Ajo tha gjithashtu se ishte e rëndësishme që nxënësit të informohen se si ushtria kontribuon në sigurinë e Gjermanisë.
“Studentët në Gjermani dhe shoqëria në tërësi duhet të jenë më të përgatitur për të përballuar të gjitha llojet e krizave dhe katastrofave të mundshme, duke filluar nga një pandemi, në fatkeqësi natyrore ose një luftë”, tha ministrja gjermane e Arsimit Bettina Stark-Watzinger.
Stark-Watzinger foli për stërvitjet e mbrojtjes civile të bëra në shkolla në vende të tjera, si në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se Gjermania gjithashtu mund të mësojë të bëjë të njëjtën gjë.
Ministrja bëri thirrje gjithashtu për zhvillimin e një marrëdhënieje “të qetë” midis nxënësve të shkollave dhe forcave të armatosura. Ajo sugjeroi që oficerët ushtarakë të vizitojnë shkollat për të shpjeguar se çfarë “Bundeswehr bën për sigurinë tonë”.
Ajo theksoi se nuk mund ta kuptonte rezistencën ndaj një praktike të tillë.
Stark-Watzinger gjithashtu bëri thirrje për njohjen e të rinjve në Gjermani me kërcënimet ndaj lirisë, për t’i pajisur ata më mirë për t’u përballur me rreziqe të tilla.
“Kjo nuk duhet të jetë lënda e saj shkollore, por pjesë e kurrikulës”, tha ministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit