Ministrja Ibrahimi: Jo heqje takse mbi naftën, do konsultohemi me shoqatën

22 Shkurt 2022 | 12:40

Ministria e Ekonomisë dhe Financave kërkesës së Shoqatës së Transportit për të ndërhyrë pas rritjes së çmimit të naftës, iu përgjigj me ftesë për konsultim edhe pse heqjen e taksës mbi naftën nuk e sheh të mundshme.

“Kjo rritje besojmë të jetë tranzitore dhe nuk mund të ndërhyjmë me politika fiskale. Për sektorë të veçantë mund të diskutojmë për efektet që ata kanë nga rritja e çmimeve. Do konsultohemi dhe me ta dhe mbase për të marrë dhe një vendimmarrje”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Shoqata e Transportit kërkon heqjen e akzicës mbi naftën, në të kundërt do të ndërpresin shërbimin e transportit qytetas në datën 1 Mars.

Ministrja Ibrahimi përsëriti parashikimin se çmimi i naftës dhe produkteve të tjera do të bjerë duke nisur nga gjashtë-mujori i dytë i këtij viti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026