Hyn në fuqi rritja e pagës së mësuesve

4 Janar 2021 | 10:46

Ministrja e Arsimit Evis Kushi lajmëroi të hënën hyrjen në fuqi të rritjes së pagave për arsimtarët. 

“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%!,” deklaroi znj. Kushi.

Mësuesit u përfshinë në vendimin e qeverisë Rama për rritjen e pagave zyrtarizuar në dhjetor, përkrah mjekëve, të cilët përfituan një rritje prej 40 për qind.

Kryeministri njoftoi në dhjetor se fondi aktual i pagave për sektorin publik ka shkuar në 710 milionë dollarë.

Paga mesatare e sistemit arsimor në Shqipëri për vitin 2020 ishte 65.800 lekë, e cila me rritjen prej 15% arrin shifrën 72.000 lekë.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026