Ministrja Manastirliu lajmëron ardhjen e rreth 14 mijë doza Pfizer në Tiranë
Ndërsa vaksinimi i qytetarëve të grupmoshës mbi 50 vjeç vijon, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se një dërgesë rreth 14 mijë doza të vaksinës Pfizer do të vijë në vendin tonë.
“Ende nuk e kemi mbyllur luftën me COVID-19”, tha ministrja ndërsa solli në vëmendje se ne nuk jemi imun ndaj varianteve të COVID që qarkullojnë në botë dhe procesi i vaksinimit do të jetë në fokus gjatë gjithë verës.
Intesifikimi i vaksinimit kudo në komunitet, përfshirë këtu vaksinimin e të moshuarve që nuk shkojnë dot në qendrat shëndetësore, në kushte shtëpie do të jetë një nga prioritet që nënvizoi ministrja e Shëndetësisë.
“Ditën e hënë pritet që të vijnë rreth 14 mijë vaksina Pfizer duke e çuar në mbi 1 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri”, u shpreh Manastirliu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbërrijnë 25 mijë vaksina Sputnik, Manastirliu: Jemi gati për të ulur fashën e vaksinimit
- Manastirliu: Ulet fasha e vaksinimit në +50 vjeç, sot priten sërish vaksina Pfizer
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta