Ministrja Manastirliu uron mjekët për vitin e ri
Ministrja Ogerta Manastirliu uroi sot punonjësit e sistemit të shëndetësisë të cilët do të duhet ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në krye të detyrës.
Urimin Manastirliu e bëri gjatë një vizite që ajo kreu në Spitalin Shefqet Ndroqi ku u shprehu personalisht mjekëve dhe personelit në tërësi mirënjohje për sakrificën e kryer gjatë këtij viti nën pandemi.
“Bashkë me urimet për një vit të mbarë, t’ju transmetoja gjithë falënderimet, respektin dhe mirënjohjen për punën, sakrificën, profesionalizmin edhe çdo gjë që ju keni dhënë në këtë kohë shumë të vështirë, në këtë vit të vështirë,” – tha Manastirliu.
Përveç stafit mjekësor ministrja uroi edhe pacientët dhe familjarët e tyre që sa më shpejt të jenë bashkë dhe që për vitin e ardhshëm të kenë sa më shumë arsye për të festuar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta