Cirku zhvendoset në një palestër shkolle, artistët të pakënaqur
Shembja e cirkut i ka lënë artistët në rrugë, pa një vend dinjitoz për të performuar dhe prezantuar shfaqjet e planifikuara të kalendarit artistik.
Ministrja Margariti e prezantoi ambientin e ri të cirkut në palestër së bashku me nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku.
“Ne do të vazhdojmë të identifikojmë edhe hapësira të tjera, edhe publike, ku cirku të vazhdojë performancën”, tha ministrja.
Bashkë më nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku, Elva Margariti prezantoi si një zgjidhje të shpejtë, pas shembjes së çadrës, palestrën e shkollës Sinan Tafaj.
Artistët që i kanë kushtuar jetën dhe që e njohin fare mirë artin e veçantë të cirkut, e quajtën këtë vizitë një show, sepse sipas tyre, ata nuk kanë as mjetet dhe ambientin e duhur për të bërë stërvitjen, e aq më tepër për të dhuruar shfaqje për publikun.
“Ky është një show i radhës. Duan të mbulojnë gabimet e veta. Në çadër zhvilloheshin numrat e ajrit, të lartësive, që ishin themeli i cirkut. Ndërsa këto skena janë të kufizuara, shfaqjet do të bëhen sa për të kaluar radhën”, tha artisti Agron Muho.
Edhe pse çmontimi i çadrës pritej, Ministria e Kulturës ndodhet e pa përgatitur, pa një plan dhe ende në kërkim të vendeve, për hapësirën e re të çadrës së cirkut.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta