Miqësoret: Holanda ngec me Meksikën, Gjermania dhe Turqia dhurojnë spektakël, shkëlqen Italia
Frank de Boer e nisi me humbje aventurën në postin e trajnerit të kombëtares Holandeze. Tulipanët u mposhtën 1-0 nga Meksika në një ndeshje miqësore.
De Boer mori vendin e Roland Koeman i cili u largua nga drejtimi i skuadrës për të marrë postin e trajneri të Barcelonës.
Ndërkohë që një sidë plot rivalitet ishte ajo mes Gjermanisë dhe Turqisë, që u mbyll në barazim 3-3. Trajneri i përfaqësues gjermane, Johakim Lew kishte vendosur që të eksperimentonte disi me formacionin duke aktivizuar disa futbollistë të rinj e duke i provuar në pozicione të ndryshme dhe paraqitja që ata dhanë ishte e kënaqshme.
Në fushë zbriti edhe Italia, që arriti një fitore të thellë përballë Moldavisë në shifrat 6-0.
Një test mjaft pozitiv për të kaltrit, që vinin në këtë përballje me shumë ndryshime në formacion.
5 gola u shënuan vetëm në pjesën e parë me autorë Cristanten, Caputon dhe El Shaaraw , ndërsa një finalizim ishte autogol i Posmac.
Në pjesën e dytë Italianët u mjaftuan me një gol, të Berardit.
Në ndeshjet e tjera miqësorë Franca mposhti thellë 7-1 Ukrainën, ndërkohë që Portugalia dhe Spanja u ndanë në barazim pa gola
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta