Miqësorja me Arabinë Saudite, përfundon stërvitja në Durrës

24 Tetor 2022 | 16:29

Kombëtarja shqiptare i ka dhënë fund seancave stërvitore në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit këtë të hënë, ndërkohë që bëhet gati për t’u nisur drejt Abu Dabit. Në përgatitjet e fundit kanë marrë pjesë 18 lojtarë, I bashkuar së fundmi dhe Arbnor Muçolli, që është stërvitur rregullisht me skuadrën.

Pasditen e së hënën klubi bën nisjen drejt Arabisë, aty ku do të bëhet dhe akomodimi, ndërkohë të martën mbahet seanca stërvitore në stadiumin ku luhet dhe sfida. Pesë nga futbollistët e ftuar do të udhëtojnë menjëherë në Abu Dabi të hënën për t’u bërë pjesë e Kombëtares. Bëhet fjalë për Ardit Tolin, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani, të cilët janë të impenjuar këtë të diel me klubet e tyre.

Siç u bë me dije dhe gjatë publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar, një numër I madh I tyre janë nga superliga shqiptare. Kjo është një mundësi e mirë për ta që të bindin trajnerin Edoardo Reja e të kenë një vend në ekip. Miqësorja mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë luhet në 26 tetor në ‘Al Nahin Stadium’ në orën 16:30, ndërkohë nuk do të transmetohet nga mediat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur të drejtën e lirisë së fjalës së ekipit argjentinas të futbollit, pasi ata valëvitën një banderolë në mbështetje të pretendimit...
11:33 | 18/07/2026

Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030

Zinedine Zidane pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares së Francës. Sipas raportimeve të fundit, vendimi për t’ia besuar drejtimin e “Gjelave” legjendës franceze...
20:37 | 17/07/2026

Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi pranë historisë në Kupën e Botës

Dy yjet e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi, janë gati të shkruajnë emrat e tyre në historinë e futbollit, përpara finales së Kupës së...
20:15 | 17/07/2026