Miratimi i vaksinës së Oxford-it, Britania kërkesë Agjencisë së Medikamenteve që vaksinimi të nisë sa më shpejt

27 Nëntor 2020 | 06:48

Autoritetet britanike i kërkuan rregullatorit të saj të medikamenteve të vlerësonte vaksinën kandidate  COVID-19 të Universitetit  Oxfordit dhe AstraZeneca për furnizim të përkohshëm, çka shënon një hap përpara  për të filluar një shpërndarje të saj  përpara fundit të vitit.

AstraZeneca pret që 4 milion doza të jenë në dispozicion në Britani deri në fund të muajit tjetër, dhe Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock synon që ky proces të fillojë përpara Krishtlindjeve.

Agjencia rregullatore e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore të Britanisë po vlerëson vaksinën ndërsa të dhënat bazohen  mbi sigurinë dhe efikasitetin. Hancock gjithashtu i ka kërkuar agjencisë që të miratojë edhe vaksinën kandidate të Pfizer e BioNTech pasi rezultoi se ishte 95% efektive.

Pak ditë më parë Oxford dhe AstraZeneca publikuan rezultate të përkohshme të efikasitetit të cilat treguan se vaksina mund të ishte 90% efektive kur jepet si gjysmë doza e ndjekur nga një dozë e plotë.

Në të njëjtën kohë janë ngritur edhe pikëpyetje në lidhje me qëndrueshmërinë e këtij rezultati, megjithëse agjencia britanike e medikamenteve miratoi përdorimin e regjimit të gjysmë dozës.

Disa ekspertë janë skeptikë  duke u shprehur se vaksina e Oxford mund të hasë pengesa për të marrë aprovimin e shpejtë të rregullatorit të SHBA-së dhe BE-së .

Ndryshe nga vaksinat e tjera vaksina e Oxford vlerësohet se do të jetë më pak e kushtueshme dhe nuk është e nevojshme të qëndrojë të temperatura shumë të ulëta sikundër kërkojnë dy vaksinat e tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026