Miratohet kërkesa e Vllaznisë, ndeshja me qipriotët e AEL do luhet të enjte në orën 19:00

20 Korrik 2021 | 14:21

Ndeshja e raundit të dytë e “Conference League” mes AEL Limasol dhe Vllaznisë do të luhet të enjten në orën 19:00 dhe jo në orën 16:30 siç ishte programuar më herët.

UEFA ndërhyri për të ndryshuar ndeshjen, e cila do të zhvillohet në Qipro, për shkak të ankesave nga ana e klubit shkodran, që e konsideronte si një orar të papërshtatshëm për shkak të temperaturave të larta.

Qeveria e futbollit ka vlerësuar kërkesën e Vllaznisë dhe ka spostuar ndeshjen për në mbrëmje.

Po të enjten do të zbresin në fushë dhe tre skuadrat e tjera shqiptare, me Teutën që do luajë ndaj Inter Escaldes, Laçi përballë Craiovas dhe Partizani me Bazel.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026