Miratohet në parim buxheti 2021, Rama sulmon opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare

5 Nëntor 2020 | 16:35

Me vota 87 pro dhe 9 kundër, parlamenti miratoi në parim buxhetin për vitin 2021. Për kryeministrin Edi Rama, buxheti i vitit të ardhshëm ka në vëmendje maksimale, shëndetësinë.

“Ky buxhet përbën edhe angazhimin më të madh financiar të një qeverie në 30 vjet për shëndetësinë”, tha kryeministri. 

Ndërsa për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj pavarësisht krizës së krijuar nga tërmeti dhe pandemia, synohet që ekonomia të rritet në vlerën e 5.5 %.

“ Parashikojmë rritje në terma pozitivë në vitin 2021.  Konkretisht presim një rritje prej 5.5 , duke rikthyer ekonominë shqiptare drejt rritjes së qëndrueshme”, tha Denaj.

Edhe pse diskutimet e parlamentit ishin për përqendruar tek buxheti, jashtë vëmendjes së kryeministri Rama nuk mbeti as opozita.

“Taksa zero për biznesin e vogël është dhe do të mbetet aty. Me këtë buxhet në bëjmë një rritje pagash, që më thonë se kush vend e bënë në rajon”, shtoi ai.  

Nga foltorja e kuvendit, kreu i ekzekutivit, sulmoi opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare.

“Ju jeni ndryshe, por tabelën e shumëzimit e keni të unifikuar me ata që nuk janë këtu. Vendosni ta liberalizoni aritmetikën.  E keni dhënë me prova që jeni tapë–topi. Tapa është jashtë, topi është këtu. Jeni deputetë të rënë nga vagonët e mallrave të atij trenit të madh të opozitës së bashkuar”, tha Rama.

Sulmeve të kryeministrit i ka dhënë përgjigje deputeti opozitar Mysylm Murrizi.

“Po të nisemi se nga cili vagon kam ardhur unë, nuk flas për të tjerët, sepse nuk kam tagër të flas për ta, dhe në cilin vagon ke ardhur zotërote ti ke ardhur nga vagoni i fundit apo bylyku i saurrelit të partisë së Fatos Nanos në 1998. Privatizove me 7501 një parti që u la në rrugë nga Nano në 2005”, tha Murrizi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026