Mishi dhe qumështi s’mund të sillen në Kroaci prej udhëtarëve nga Kosova

4 Korrik 2022 | 18:44

Administrata Doganore Kroate publikoi sot udhëzimet se sa dhe çfarë lloj mallrash mund të transportohen përtej kufirit.

Sipas këtioj udhëzimi, banorët e vendeve të treta, përfshirë Kosovën, nuk lejohen të sjellin mish, qumësht, si dhe produkte mishi e qumështi.

Këto udhëzime vlejnë edhe për Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën, raporton KosovaPress.

Sipas dekretit, udhëtarëve u lejohet të sjellin bagazhe personale, ku përfshihen gjëra personale të arsyeshme të nevojshme për udhëtim dhe qëndrim jashtë vendbanimit të përhershëm, si këpucë, rroba, sende higjienike, pajisje elektronike mobile.

Gjithashtu, thuhet se për mallrat e importuara nga udhëtarët që banojnë jashtë territorit doganor të Bashkimit Evropian, miratohet importi i përkohshëm me përjashtim të plotë nga detyrimet e importit dhe detyrimet e tjera publike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026