Misioni i (pa)mundur, 2020-ta sprovoi infermierët në përballjen me COVID-19

1 Janar 2021 | 09:05

Hapat e parë drejt pacientëve me COVID-19 së bashku me mjekët i hodhën menjëherë edhe infermierët.

Pa vënë në diskutim misionin e tyre, ata u përballën me një virus, i cili edhe sot pas 10 muajsh ende mbart enigmat e tij.

Të rinj e të reja, të frikësuar për veten dhe familjet e tyre u bënë pjesë e spitaleve ku që në muajin mars nisën të kurohen pacientët e prekur me COVID-19.

“Me thënë të drejtën është një situatë shumë e vështirë, normal nuk diskutohet është shumë emocionuese duke marrë parasysh gjendjen e pacientëve. Na kanë shprehur shumë emocione. Vështirë për ato e për ne, vështirë për mjekët e për të gjithë është një situatë jashtëzakonisht shumë e vështirë,” – u shpreh Emanuela Sexhinaj, infermiere në spitalin Shefqet Ndroqi.

Për shkak të nevojave të menjëhershme për profesionistë të shëndetit, Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për kontribut të infermierëve.

Për më pak se dy javë pas thirrjes publike për mjekë e infermierë sipas Ministrisë u përgjigjën 3000 persona.

Edhe pse me frikën e përballjes me një virus vdekjeprurës, mes aplikantëve për të punuar në spitalet ku nisën të kurohen pacientët me COVID ishte edhe infermieri Ervis Saliasi. I riu tregon se asokohe ishte i papunë ndonëse kishte përfunduar prej disa vitesh studimet për Infermieri.

“Unë isha ndër aplikantët e parë, duke ditur që isha edhe pa punë. Thash pse jo, edhe pse ishte dhe frika se kishim të bënim me një sëmundje të re. Por e mora përsipër riskun sepse thash kjo më përket mua dhe duhet të bëja dicka solidare,” – tregoi Ervis Saliasi, infermier në spitalin infektiv.

Ervisi as që e kishte menduar se përballja e tij e parë me pacientët e prekur me COVID-19 nuk do të ishte në strukturat spitalore shqiptare, por në ato italiane, të paktën për disa javë. Në 28 mars së bashku me 29 vullnetarët e parë u nis drejt Italisë për të dhënë kontributin e tij për trajtimin e qytetarëve të prekur nga virusi.

[
cite_header=Në momentin e parë që kemi shkuar në Itali ne nuk e dinim se çfarë na pret sepse në ato kohë Italia ishte në pikun e saj dhe ishte ndër shtetet më të prekura. Mendoja një situatë shumë kaotike si një situatë lufte por atje gjeta një staf shumë të përgatitur dhe gjetëm mikpritje. Fillimisht ditën e parë kam qenë i hutuar sepse ishte hera e parë që prezantohesha me një pavijon COVID dhe isha i interesuar të dija sesi menaxhoheshin situatat dhe ditën e parë kam qenë më shumë i hutuar
cite_author=Ervis Saliasi
cite_description=Infermier në spitalin infektiv
]

Me përvojën e fituar në Itali, Ervisi thotë se u ndje më i përgatitur për ta përballuar punën në Shqipëri.

Megjithatë ndërsa ai zgjodhi të punojë si infermier në Shqipëri, një pjesë e mirë e kolegëve të tij janë larguar për të punuar diku jashtë.

Të dhënat më të fundit nga Urdhri i Infermierit treguan se as pandemia nuk i ndali infermierët që të largohen nga Shqipëria.

Presidentja e urdhri të Infermierit, Blerina Duka deklaron se këtë vit numri i infermierëve, të cilët kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë, për të punuar apo për tu specializuar jashtë vendit ishte më i lartë se në vitin 2019.

“Nëse do bënim një diferencë mes vitit 2020 dhe 2019, në vitin 2019 ka rreth 420 infermierë që e kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë dhe nëse do ti referohemi vitit 2020 do shikojmë se e kanë kërkuar 580 profesionistë të kujdesit infermieror certifikatën e sjelljes së mirë. Pra kemi një rritje të vogël të numrit të atyre që kërkojnë të largohen. E them me bindje se kjo nuk krijon një boshllëk në forcën e profesionistëve të kujdesit shëndetësor sepse vetëm në fundvit kanë filluar rreth 100 infermierë të rinj,” – tha Blerina Duka, Presidente e Urdhrit të Infermierit.

Largimi i infermierëve prej vitesh është një fenomen në vendet e Ballkanit dhe jo vetëm. Revista prestigjioze ‘The Economist’ fakton se në Evropën Jug-Lindore, nivelet në rritje të infeksionit të COVID-19 po godasin sistemet shëndetësore, të cilat ishin shkatërruar prej kohësh e në fakt kështu ndodhi edhe në Shqipëri. Ardhja e pandemisë vuri në pah një sërë problematikash të mbartura në sistemin shëndetësor. Mungesa e kushteve të punës dhe pagat e ulëta bënë që në muajin shtator mjekë dhe infermierë të dilnin në protestë.

Pas kësaj proteste qeveria mori vendimin e rritjes së pagës së infermierëve nga 1 janari 2021 me 40%.

Sipas presidentes së Urdhrit të Infermierit, këtë vit roli i infermierit u nxor më shumë në pah. Duartrokitjet e qytetarëve për bluzat e bardha kishin vlerën e një jete punë.

“Vëmendja që i kushtoi në momentin e duartrokitjeve ishte moment që tregon se ata e morën vëmendjen e duhur. Jo vetëm në spitalet COVID 1, COVID 2, COVID 3, COVID 4 ka rëndësi roli i infermierit, jo vetëm në pandemi. Tani roli i tij ka dalë më në dukje. Por ky është parë kryesisht në ambientet e burgjeve, është parë në qendra shëndetësor, në qendrat e të moshuarve, në maternitete. Pra kemi një rëndësi të madhe të figurës së infermierit në këtë pandemi,” – u shpreh Duka.

Përpos këtyre momenteve të këtij viti aspak të zakontë, edhe mes kufizimeve të lëvizjeve profesionistët e shëndetit vijuan të largohen nga Shqipëria. Shqetësues është fakti që infermierët në Shqipëri pasi diplomohen shpresën e një vendi pune e lidhin me Gjermaninë ose një vend tjetër Evropian. I tillë është edhe rasti i Përparim Koranit, i cili prej 4 vitesh është zhvendosur në Gjermani.

[
cite_header=Kam mbaruar studimet për infermieri të përgjithshme në Tiranë vitin 2015. Pasi mbarova studimet isha si çdo student që punova në call center pa një të ardhme në Shqipëri. Mundësitë ishin shumë të vogla dhe nuk kisha as miqtë e duhur. Pastaj mora vendimin që të largohesha nga Shqipëria
cite_author=Përparim Korani
cite_description=Infermier në Gjermani
]

 Përparimi rrëfen se nuk është vetëm paga ajo që e mban ende në Gjermani, por edhe kushtet dhe respekti që tregohet ndaj bluzave të bardha, jo vetëm gjatë kësaj periudhe pandemie, por në çdo kohë.

[
cite_header=Kushtet që ka një infermier në Gjermani me ato në Shqipëri janë shumë ndryshe. E para do thoja që gjermanët kanë besim tek mjekësia pra në momentin që vijnë kanë besimin që do vijë këtu dhe do gjejnë zgjidhje pastaj tjetër janë kushtet e punës apo oraret e pushimet e mbi të gjitha respekti që ke si punonjës. Pastaj vështirësitë janë gjuha dhe kultura sepse duhet të integrohesh me mënyrën si jetojnë ata. Në Shqipëri unë isha mësuar që ta kaloja një pjesë të kohës pa bërë asgjë por sapo vjen në Gjermani e vë re diferencën duke qenë se çdo gjë është e organizuar
cite_author=Përparim Korani
cite_description=Infermier në Gjermani
]

Edhe Përparimi e mori guximin të punojë në një nga spitalet ku kurohen pacientët me COVID.

“E para unë e kërkova vetë që të punoj në një pavijon të tillë sepse doja ta provoja. Në Gjermani normalisht kishim frikën, po i kishim mjetet mbrojtëse. Në pavijonin ku kam punuar për katër muaj, ishim personel shumë i madh dhe nga të gjithë vetëm një person rezultoi pozitiv. Testoheshim çdo javë, kishim mjete mbrojtëse të reja çdo ditë. Edhe këtu nuk lejoheshin vizitat, por ne ishim në kontakt çdo orë me familjarët. Nuk mungonte informacioni, unë këtë e shoh si diçka që mungon në Shqipëri,” – shtoi Përparimi.

Në Shqipëri aktualisht ka 21,774 infermierë.

Ndërsa sipas të dhënave të siguruara për Euronews Albania nga drejtuesja e infermierëve shqiptarë në Gjermani, Eljona Istrefi, në Gjermani gjenden 2,750 infermierë shqiptarë, ndërsa në Itali 1,220.

[
cite_header=Numri më i madh është i infermierëve të rinj sepse tregu i punës nuk të jep mundësi që të punësohesh në Shqipëri. Unë personalisht njoh edhe infermierë që kanë eksperiencë 20 vjeçare në Shqipëri dhe punojnë në spitalet shumë prestigjioze në Gjermani. Kjo sepse Gjermania iu njeh eksperiencën në Shqipëri. Në gjermani ka nga të gjitha grupmoshat por kryesisht janë të rinjtë
cite_author=Eljona Istrefi
cite_description=Drejtuese e infermierëve shqiptarë në Gjermani
]

Krahasimi mes sistemit shëndetësor gjerman dhe atij shqiptar nuk është i mundur në asnjë rrethanë dhe për shumë arsye. Megjithatë, Eljona Istrefi na tregon se përse as pandemia nuk i ndali infermierët të largohen nga Shqipëria.

“Në qoftë se do e krahasoja me Shqipërinë në fakt është pak e pakrahasueshme duke qenë se këtu një infermier që sapo ka dalë nga shkolla fillon me 2720 euro bruto sepse taksat zbriten në bazë të statusit që ke. Pastaj një rrogë e një infermieri më me eksperiencë shkon diku tek 5100 bruto. Ndërsa në Itali fillon nga 1700 euro bruto dhe shkon deri diku tek 3000 euro, po pas shumë viteve,” – sqaroi Istrefi. 

Përpos këtyre dallimeve ajo që i bashkon infermierët si brenda dhe jashtë vendit, si në kohe pandemie ashtu edhe në ditë të zakonta, janë ndjesitë dhe emocionet e forta që ata marrin gjatë përkujdesjes ndaj pacientëve, të cilët shpesh kanë nevojë qoftë edhe për një shtrëngim dore.

Për sa kohë kanë në duar përkujdesjen shëndetësore dhe shpesh emocionale të pacientëve, një infermier nuk mundet të jetë i shkëputur nga humanizmi në përditshmërinë e tij. Ata gëzojnë kur shërohet një pacient dhe trishtohen kur humbin një betejë.

[
cite_header=Të jesh infermier duhet të jesh njeri me ndjenja sepse ke të bësh me qenie humane
cite_author=Ervis Saliasi
cite_description=Infermier në spitalet COVID
]

[
cite_header=Nëse një njeri nuk e ka humanizmin në gjak është më mirë mos ta vazhdojë një profesion si infermier
cite_author=Përparim Korani
cite_description=Infermier në Gjermani
]

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026