Misioni i SHBA në Kosovë, a duhen parë me shqetësim deklaratat e Joe Biden?
Pas tërheqjes së ushtarit të fundit amerikan nga Afganistani, presidentin i SHBA, Joe Biden bëri një deklaratë përmes rrjetit social “Twitter”, duke treguar se largimi i shtetit amerikan nga misionet e mëdha do ndodhë edhe nga vendet tjera.
“Ky vendim për Afganistanin nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Bëhet fjalë për përfundimin e një epoke të operacioneve të mëdha ushtarake për të rindërtuar vendet e tjera”
Por, a duhet të shqetësohet shteti i Kosovës për këtë deklaratë, duke marrë parasysh se SHBA ka një mision ushtarak në shteti më të ri të Evropës?
Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, deklarata e Biden nuk e prek Kosovën.
“Unë nuk mendoj se ka operacion shumë të madh ushtarak në Kosovë. Ka operacion shtet-ndërtues që është shumë më shume politik dhe diplomatik. Mendoj se Kosova dallon nga të gjitha vendet tjera, sepse qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare është sinkronizuar me atë të qeverisë dhe popullit të Kosovës që është pavarësia e Kosovës, liria e saj dhe largimi nga format e luftërave gjenocidale që ka bërë Serbia këtu”, tha Abazi.
Edhe kreu i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Memli Krasniqi nuk e sheh shqetësuese këtë deklaratë.
“Unë nuk besoj që ajo do të ndikojë tek prezenca ushtarake, por edhe diplomatike e SHBA në Kosovë, nuk e shoh nga ky prizëm më shqetësim, por mendoj se ka të bëjë me një mendësi potencialisht të re dhe tjetër në politikën e jashtme amerikane, e cila ka në bazamentin e saj këtë mendimin e Partisë Demokratike të SHBA për sa i përket prezencës dhe ndikimit të ShBA në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha ai.
Analisti Fidan Rama vlerëson se qëndrimi i presidentit amerikan tregoi se Amerika nuk do të futet më në misione të tilla si Afganistani.
“Nuk e kisha lidh me Kosovën, sepse Kosova është krejtësisht në një etapë tjetër, në një pozicion krejt tjetër edhe gjeografik, edhe politik, por edhe nga progresi i përgjithshëm i zhvillimit të shtetit”, u shpreh analisti.
Përfshirja e SHBA-ve në Kosovë politikisht dhe me diplomaci ka nisur në vitet 90, ndërsa veprimet ushtarake dhe prania me trupa ndodhi pas fillimit të fushatës bombarduese nga NATO.
Që nga ajo kohë SHBA ka një numër të konsiderueshëm të trupave ushtarake në Kosovë, të cilët funksionojnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta