Mjekët e Spitalit të Traumës në protestë për arrestimin e dy kolegëve të tyre

8 Korrik 2021 | 12:26

Mjekët e Spitalit të Traumës kanë protestuar për 1 orë përpara ambienteve të punës për faktin që dy kolegët e tyre po mbahen në burg.

Kirurgu ortoped, Ervin Sulaj dhe mjeku anestezist Serdi Memini, janë akuzuar se kanë marrë ryshfet për të operuar të miturin me iniciale E.D, i cili ngeli i plagosur në ngjarjen e rëndë të Velipojës.

Gjykata e Shkodrës i la mjekët në qeli, ndërsa kolegët e tyre thonë se po trajtohen si kriminelë.

“Ne kërkojmë që kolegët tanë të mos ndodhën tani atje ku ndodhen. Kërkojmë një gjykim të lirë, arrest shtëpie”, u shpreh një mjeke.

“Drejtësia të bëj punën e vet por mjekët të ndiqen në arrest shtëpie dhe jo të përfundojnë në burgjet njëlloj si kriminelët”, tha një tjetër mjek.

Në këtë tubim u artikulua edhe kërkesa që spitalet duhet të jenë autonome.

Kirurgu Myftar Torba, në këtë protestë solli një tjetër propozim, sa i takon shpërblimeve që marrin ndaj punës dhe kujdesit ndaj pacientëve.

“Pagesat, këto dhurata duhet të jenë formale, të paguhen në recepcion më fatura të rregullta, të taksuara”, tha ai.

Të dy mjekët u arrestuan pasi uniformat blu, pas kontrollit sekuestruan shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026