Mjekët në kohë pandemie, mjekja Liljana Shyqyriu: Rritja e pagave premtim i vonuar

7 Tetor 2020 | 10:44

Në një intervistë për Euronews Albania mjekja Liljana Shyqyriu foli rreth rritjes së pagave me 40% për bluzat e bardha duke e cilësuar këtë si një premtim të vonuar e të pambajtur.

Ndër të tjera ajo e cilësoi këtë premtim një kopje të asaj që opozita ka propozuar prej një viti dhe theksoi se kjo nuk është një zgjidhje e problemeve të mëdha që ka në sistemin shëndetësor.

“Kjo rritje pagash duhet absolutisht të shoqërohet me rregulla të tjera dhe me reforma të thella sa i përket sistemit shëndetësor”,- tha ajo.

Shyqyriu përmendi situatën e pandemisë duke nënvizuar mungesën e menaxhimit, mungesën e strategjisë dhe paaftësinë e autoriteteve shëndetësore për të drejtuar këtë sistem.

Pyetur nëse e konsideron zgjidhje propozimin e Partisë Demokratike për bonusin për mjekët dhe infermierët znj. Shyqyriu theksoi se edhe bonusi është një premtim i pambajtur. Sipas saj fillimisht mjekët e vijës së parë janë shpërblyer ndërkohë që më pas u vu kriteri i bonusit që merret në bazë të numrit të tamponave që mjekët aplikonin. Liljana Shyqyriu sqaroi se kjo metodë është përdorur për mjekët në zonat e tjera dhe jo mjekët e Tiranës.

Mjekja ju referua dhe vështirësive që ajo personalisht ka hasur në punën e saj gjatë periudhës së pandemisë duke përmendur këtu përjashtimin nga skema të mjekut të familjes dhe mungesa e pajisjeve mbrojtëse për gjithë personelin mjekësor.

Së fundmi për përmirësimin e kushteve të situatës mjekja Liljana Shyqyriu bëri një apel për Ministrinë e Shëndetit dhe kërkoi ndërtimin e një strategjie për pozicionin e mjekut të familjes në raport me ndjekjen e të sëmurit, pajisjen e personelit shëndetësor me pajisjet e duhura për tu mbrojtur dhe hartimin e protokolleve të mjekimit.

 

Lexoni gjithashtu: 

Kryeministri Rama zyrtarizon rritjen e pagave për mjekët dhe mësuesit nga 1 janari

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026