Mjekët në Kosovë kërkojnë rritje të pagave
Sindikata e bluzave të bardha në Kosovë organizoi një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë.
Shtesat mbi pagën ishin pika e parë, për të cilën ata akuzuan dhe sulmuan ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kryetari i Sindikatës së Mjekëve të Kosovës, Blerim Syla deklaroi se përgjatë gjithë këtyre muajve në pandemisë, ministri i ka neglizhuar totalisht punonjësit e sektorit shëndetësor.
“Situata është më e rëndë se kurrë kemi shkelje të të drejtave të infermierëve, mjekësve, specializantëve, të pastruesve dhe të gjithë zinxhirit komandues vetëm për neglizhencën e zotërisë Vitia”, tha ai.
Para institucioneve shëndetësore, sindikata e personelit shëndetësor, kërkoi rritjen e pagave.
“Kërkesa janë zbatimi i ligjit të pagave dhe jo të jepen lëmosh. Ne nuk jemi për lëmosh”, deklaroi Syla.
Duke mos dashur të ndërpresin trajtimin e të sëmurëve dhe pacientëve që kanë nevojë për ta, punonjësit e shërbimit shëndetësor u shprehën se kishin zgjedhur të jenë të paktë në numër.
Por përshkallëzimi i protestës dhe radikalizimi i saj duhet të merret në konsideratë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta