Mjekët në qelinë e Mlladiç: Rrezikohet nga goditja në tru
Një ekip mjekësh nga Republika Srpska, ka kryer dje ekzaminimin e parë mjekësor të kriminelit të luftës Ratko Mlladçc, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm. Teksa do të kryejë edhe një tjetër ekzaminim sot.
Mjeku Sinisha Miljkoviç theksoi se janë fokusuar në dokumentacionin e gjerë, si dhe në terapinë që po merr Mlladiç.
“Kemi kaluar katër orë duke biseduar me të. Ai ka pasur dy goditje në tru, gjithashtu ka probleme me zemrën dhe psikosomatike dhe merr një numër të madh të barnave”, tha ai. “Ne do t’i kushtojmë vëmendje edhe parandalimit dytësor, sepse rreziku i një goditjeje të re është i lartë. Ne do të përgatisim një raport gjithëpërfshirës dhe do t’ia dorëzojmë Shërbimit Mjekësor në Hagë. Ne do të paraqesim edhe rekomandimet tona”, ka shtuar Miljkoviç.
Ratko Mlladiç është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, të kryera në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës nga viti 1992 deri në vitin 1995.
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit