Mjekët po largohen nga Turqia për kushte të vështira puna dhe jetese

6 Korrik 2022 | 12:49

Profesionistët turq të mjekësisë janë duke braktisur vendin me shpresën për të pasur kushte më të mira të jetës dhe të punës. Shoqata turke e mjekësisë shprehet se më shumë se 80% e stafit mjekësor është duke u larguar. Me qindra mjekë kanë lënë punën e tyre në Turqi në kërkim të mundësive më të mira.

“Pothuajse 1 në 4 nga miqtë e mi mjekë rezidentë janë duke studiuar kurse gjuhe. Shumica e tyre studiojnë gjermanisht. Ata po kryejnë kurset  këtu dhe po shkojnë në Gjermani si mjekë specialistë. Ka një ikje shumë serioze të trurit, një ikje shumë serioze , por unë nuk i gjykoj miqtë e mi sepse profesioni nuk ka vlerë reale këtu”, u shpreh Tahsin Cinar, anestezist në një spital universitar, i cili shpjegon se mjekët fitojnë shumë pak.

Në mars, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se mjekët që donin të shkonin jashtë vendit mund të “shkonin të lirë dhe të largoheshin”. Më vonë, ai zbuti tonin e tij dhe tha se besonte se mjekët që shkuan jashtë vendit do të kthehen në shtëpi së shpejti pasi Turqia u  premtoi një “të ardhme të ndritur”.

“Mund të themi se inflacioni në fakt lidhet drejtpërdrejt me ikjen e trurit. Sigurisht, përpara se të fokusohemi tek inflacioni, duhet të fokusohemi më shumë në shkaqet e inflacionit. Gjërat që krijojnë inflacion janë politika e keqe ekonomike e Turqisë”, tha Enes Ozkan, ekonomist dhe studiues në Universitetin e Stambollit.

Turqia po përjeton një krizë të thelluar të kostove të jetesës. Sipas statistikave Çmimet e konsumit u rritën me 4.95% në bazë mujore.

Erdogan ka këmbëngulur që kostot e larta të huamarrjes shkaktojnë inflacion një deklaratë që bie ndesh me qëndrimin  e vendosur ekonomik dhe mbron uljen e normave të interesit për të nxitur rritjen ekonomike dhe eksportet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026