Mjekët takim të dytë në Ministrinë e Shëndetësisë: Kemi pagat më të ulëta në rajon
Pas protestës së një jave më parë, bluzat e bardha kanë realizuar sot një tjetër takim me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë. Mjeku Gent Stroni tha se bluzat e bardha në vendin tonë kanë pagat me të ulëta në rajon dhe kërkoi nga ministria rishikimin e tyre.
“Do doja ta bëja lidhjen me vendet e rajonit. Që ne jemi vendi me pagesën më të ulët në të gjithë rajonit, kështu që ndoshta duhet të shikohet kjo. Ne kemi argumentet tona në grupet e punës, por çdo gjë duhet të jetë në bazë të argumenteve”, tha ai.
Mjeku tha se të hënën mjekët do të paraqesin draftin me argumentet e tyre ndërsa shtoi se do shqyrtohet edhe rritja e pagës së premtuar nga kryeministri Edi Rama në nivelin 40%.
“Sot vendosëm se çfarë do të bëjmë nga e hana dhe mbrapa. Do bëjmë disa grupe punë, të cilët do fillojnë nga e hënë që të bëjnë këto kërkesa. Drafti jonë do të ballafaqohet me draftin e tyre për të arritur në specifikime dhe detaje juridike. Ne po pretendojmë të marrim sa më shumë, por varet nga mundësitë. Ne pretendojmë të japim argumentet tona, pra të argumentojmë atë rritje që mund të mos jetë 40, por mund të jetë 41%”, shtoi mjeku gjatë një prononcimi për mediat.
Kërkesat e bluzave të bardha:
1) Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm
2)Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
3)Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
4)Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri Rama zbulon parashikimin për rritjen e rrogave të stafit mjekësor
Protesta e bluzave të bardha, Manastirliu: Mjekët janë aseti ynë, kërkesat e tyre do plotësohen
FOTO| Mjekët protestojnë për kushtet e punës, pagesat dhe sigurimin e jetës
Situata e pandemisë, Basha takim me mjekët: Jemi në prag të katastrofës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta