Mjekja pediatre: Kemi parë receta me doza të gabuara

12 Tetor 2022 | 08:03

Mjekja pediatre, Valbona Shahinaj thotë se në disa raste ka parë receta në të cilat doza ka qenë e gabuar.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Shahinaj nënvizoi se shurupet e kollës, por edhe çdo produkt në farmaci duhet të jepet me recetë për moshat e vogla, sidomos 0-1 vjeç.

“Është një situatë që na ndodh shumë shpesh, marrja e ilaçeve në farmaci ndodh, është situatë mëse e zakonshme, sidomos për shurupe kolle. Është normale që shkojnë në farmaci, konsultohen, nuk është diçka e gabuar. Por në disa mosha pak më specifike, unë do të isha shumë e kujdesshme, sidomos për moshat nën 1 vjeç.

Ato produkte që ne japim, duhet të jenë të studiuara deri në detaje. Kemi parë receta që kanë qenë me doza të gabuara. E mira është që shurupet të jenë me recetë, çdo gjë të merret me recetë, sidomos për moshat e vogla, të paktën 0-1 vjeç”, theksoi ajo.

OBSH ka ngritur alarmin për 4 shurupe për fëmijë, të cilët kanë rezultuar të kontaminuara.

Katër produktet mjekësore janë solucioni Oral Promethazine, shurupi i kollës për fëmijë Kofexmalin, shurupi i kollës për bebe Makoff dhe shurupi Magrip N Cold.

Analiza laboratorike e mostrave të secilit prej produkteve konfirmon se ato përmbajnë sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit si ndotës. Deri më sot, këto katër produkte janë identifikuar në Gambia, por mund të jenë shpërndarë nëpërmjet tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026