Mjekja rendit pasojat e përdorimit të kanabisit te gjimnazistët

7 Tetor 2022 | 09:58

Mjekja Egriselda Allushi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se të rinjtë që përdorin kanabis, kryesisht gjimnazistët, rrezikojnë të preken nga një sërë sëmundjesh.

“Fillon me skuqjen e syve, fillon me uljen e presionit të syrit që çon në dëmtimin e nervit optik. Sëmundjet e tjera janë ato tek dhëmbët dhe problemet me aparatin tretës. Kemi edhe problemet me sistemin kardio-vaskular. Kjo të çon në gjendje të fikti. Personi që përdor kanabis nuk ka përqëndrim”, u shpreh mjekja.

Ajo shtoi më tej, se edhe pse në mjekësi vaji i kanabisit ndihmon në uljen e dhimbjeve, nuk është pro legalizimit pasi do të krijonte probleme të shumta sociale.

“Legalizimi i kanabisit për arsye mjekësore, do e shtojë edhe më shumë tregun e zi të kultivimit të lëndës narkotike”, tha mjekja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026