Mjeku Ahmeti: Menaxhimi i vaksinimit në Gjermani nuk është në ritmet e duhura
I ftuar në Ilva Now, Naser Ahmeti specialist i mjekësisë së brendshme tha se situata e COVID-19 në Gjermani është nën kontroll ama theksoi se menaxhimi i situatës së vaksinimit nuk është i duhuri.
“Në të gjitha pikat sa i përket menaxhimit të shëndetësisë në Gjermani, e respektoj, ka qenë shumë i mirë ama pika ku unë e kundërshtoj, ku unë them se nuk e ka menaxhuar mirë është vaksinimi, organizimi i vaksinimit,” – tha mjeku.
Sipas tij vaksinimi vetëm 2.5% i popullsisë së Hamburgut në Gjermani, atje ku Ahmeti jeton dhe punon, është turp.
Ahmeti nënvizoi faktin se Ministria e Shëndetësisë në Gjermani është angazhuar me vonesë për të porositur vaksinat.
Mjeku tregoi se nuk ka rëndësi lloj i vaksinës Pfizer, Moderna apo AstraZeneca, por shqetësuese është dhe çështja e izolimit.
Ai tha se Gjermania është në izolim që prej 15 dhjetorit dhe mendohet që rreth 14 shkurtit të lehtësohen këto masa edhe pse duke qenë se numri i infektimeve po ulet, heqja e karantinës mund të rrezikonte një shtim të rasteve pozitiv me COVID-19, andaj sipas Ahmetit gjendja e izolimit atje mund të zgjasë deri në fund të shkurtit.
“Personat që janë kundër vaksinimit i shoh si faktor rreziku sepse mund të infektojnë dhe persona të tjerë,” – sqaroi mjeku teksa theksoi se beson se deri në këtë fund të këtij vitit do të kemi ende një situatë pandemie.
“Të keqen e kemi kaluar por problemi është si do ta stabilizojmë situatën,” – shtoi Ahmeti.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
- 20:01 LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar hyrjen e ish-luftëtarëve rusë në bllok
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë