Mjeku Alimehmeti: Greqia dhe RMV-ja me infektime në ulje, karantina e panevojshme
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha për Euronews Albania se vendimi i Komitetit të Ekspertëve për një karantinë dy javore për Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë është i panevojshëm për aq kohë sa vendet janë me eksponent në ulje ndërkohë që nga ana tjetër për Turqinë, që po kalon një situatë të vështirë dhe infektimet janë gjithnjë në rritje nuk ka një masë të tillë.
Ndërkaq sa i takon vaksinimit që është bërë në Turqi me të njëjtën vaksinë që po përdor dhe Shqipëria, mjeku sqaroi se numri infektimeve vijon të rritet për shkak se nivelet e vaksinimit janë deri në 15%, shifër kjo jo e kënaqshme.
“Megjithatë kemi një tjetër shtet që ka të njëjtën lloj vaksine që është Kili, që është një ndër shtetet që quhet me një strategji vaksinimi ndër më të suksesshmet dhe prapë ata kanë aktualisht 96% të terapive intensive të zëna dhe janë në status emergjence tani që flasim,” – u shpreh Alimehmeti.
Sipas tij ideja se me një dozë të vetme vaksine zgjidhet problematika, sjell një rritje të dinamikës në popullsi dhe rrjedhimisht një rritje të numrit të infektimeve.
Mjeku epidemiolog theksoi se aktualisht niveli i vaksinimit është i ulët, konkretisht më pak se 10%.
LEXONI GJITHASHTU:
- A do t’i pengojë karantina të votojnë shqiptarët që jetojnë në Greqi, Tomini: Shëndeti, mbi çdo interes
- Karantinimi i emigrantëve, Zyka: Diskriminim i pastër ndaj diasporës, vendimi i Komitetit është politik
- Karantinë për emigrantët që vijnë nga Greqia, Andi Bushati: Bëhet për arsye elektorale
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta