English

Mjeku Alk Shehu: 400 mijë qytetarë në Gjermani kanë marrë vaksinën anti-COVID

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjeku Alk Shehu nga Gjermania tregoi për Euronews Albania se deri më tani në këtë shtet, 400 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-COVID.

- Advertisement -

Ai tha se ky proces tashmë po ecën me ritme të shpejta.

“Procesi i vaksinimit ka filluar që në dhjetor. Në dhjetor ka qenë në proces kolaudimi dhe nuk ka ecur me ritme të shpejta. Pardje janë hapur më shumë se 65 qendra të reja për Gjermaninë dhe ka filluar në masë të gjerë. Deri në ditët e para të janarit ishin vetëm për personelin mjekësor, tani ka filluar edhe për grupmoshat mbi 80-vjeç dhe më pas tek të gjithë qytetarët që janë mbi 16-vjeç. Deri më tani në Gjermani janë bërë 400 mijë vaksina”, u shpreh ai.

“Në mes të janarit do të fillojë një kapacitet shumë i madh vaksinimi në mbarë vendin. Pritet që grupmoshat mbi 60-vjeç të fillojnë vaksinimin nga mesi i janarit”, u shpreh ai më tej.

Mjeku sqaroi se çdo vaksinë mund të ketë efekte anësore, por deri më tani vaksinat anti-COVID nuk kanë shfaqur komplikacione madhore tek pacientët.

“Çdo lloj vaksinë mund të ketë efekte anësore. Deri në momentin që flasim nuk ka pasur komplikacione madhore”, u shpreh mjeku.

“Deri në këto moment në Gjermani por përdoret Pfizer dhe BioNTech. Për zonat që janë pak më larg, që janë distancat më mëdha për t’u arritur nga qendrat laboratorike, edhe për qendra mobile, mendohet që do të përdoret në masë vaksina Moderna, për shkak të kushteve të ruajtjes së transportit”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Aprovohet vaksina “Moderna”, BE jep dritën jeshile për medikamentin e dytë

Italia gati të prodhojë vetë vaksinën kundër Covid-19

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?