Mjeku Cenko përjashton kontributin e vaksinimit në uljen e infektimeve me COVID

12 Prill 2021 | 09:50

Mjeku epidemiolog, Fabian Cenko tha për Euronews Albania se ajo që u konfirmua nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive në Kinë se niveli i mbrojtjes së vaksinës kineze nuk  është aq i lartë sa i vaksinave të tjera, tregon se faza e tretë e studimit të efektshmërisë, ka pasur probleme.

Sipas mjekut nga dozat që janë injektuar deri tani mund të bëhet një studim për të vërtetuar shkallën e mbrojtjes së vaksinës.

Ndërkaq sipas tij, ulja e numrit të të infektuarve me COVID-19 nuk lidhet me injektimet e bëra deri tani.

Cenko theksoi se nëse i referohemi deklaratës së zyrtarëve kinez, për një efektshmëri deri në 50% të vaksinës, popullsia në Shqipëri nuk ka pasur asnjë dobi sepse jo vetëm janë vaksinuar shumë pak njerëz por dhe aq sa janë vaksinuar kanë marrë vetëm një dozë.

“Nga ana shkencore ideja e kombinimit të dozave të ndryshme të vaksinës, kombinimi i AstraZeneca me Pfizer apo vaksina të tjera, pra gjithçka që ne kemi thënë deri më sot nuk janë të vërteta të padiskutueshme por të dhënat që dokumentet shkencore kanë provuar dhe dokumentuar,” – tha mjeku, teksa shtoi se nuk duhet të shqetësohemi për efikasitetin e vaksinës aq sa për t’u vaksinuar sa më shumë të jetë e mundur.

Epidemiologu solli në vëmendje se të gjithë të vaksinuarit duhet të kenë parasysh respektimin me rigorozitet të masave mbrojtëse.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026