Mjeku i njohur gjerman: Digjitalizimi i sistemit shëndetësor, një mundësi e re

16 Qershor 2021 | 22:22

Rëndësia që ka dixhitalizimi i sistemeve shëndetësore u vu re më së shumti gjatë pandemisë së COVID-19, ku një prej mjeteve për të frenuar valën e infektimeve ishte edhe gjurmueshmëria e kontakteve për personat që rezultonin pozitiv.

Mbi këtë projekt dhe krijimin e aplikacioneve për të lehtësuar këtë proces, doktori i specializuar në transplantin e qelizave staminale, Gernot Beutel nga Universiteti Mjeksor i Hanoverit ka folur në një intervistë për Euronews Albania.

Z. Beutel Mire se vini në Euronews Albania dhe faleminderit për këtë intervistë. Ju jeni një doktor i mirënjohur në Gjermani. Cila është arsyeja e vizitës tuaj këtu në Shqipëri?

Qëllimi është që të diskutojmë për Covid-19 dhe pandeminë dhe gjatë muajit dhe vitit të fundit unë shoh se në të gjithë Evropën ekzistojnë qasje të ndryshme mbi mënyrën se si po luftohet pandemia e Covid-19. Për mua është një kënaqësi të jem këtu dhe të flas me kolegë për çështjet e ndryshme dhe mënyrat e ndryshme që ata përdorin, për shembull digjitalizimin në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe kjo është pra arsyeja pse unë jam këtu dhe pëlqej të flas me kolegët e mi.

Le të flasim për një moment pikërisht për pandeminë e COVID-19 pasi ka qenë një periudhë e vështirë për të gjithë dhe për sistemin shëndetësor gjithashtu. Cilat janë mësimet që bota ka nxjerrë nga kjo Pandemi?

Mendoj se mësimi që nxorëm është që ne mësuam se si të menaxhonim një krizë, mendoj se ishte një mësim jo vetëm për sistemin shëndetësor por ishte një mësim i vështirë edhe për të gjithë shoqërinë, dhe nëse shohim sistemin shëndetësor, ne kemi probleme me personelin mjekësor, ne kemi probleme me digjitalizimin, kemi probleme me logjistiken, gjithashtu edhe me vaksinat e të tjerë e të tjerë. Dhe ajo që mund të themi është se në këtë betejë, dështimi nuk është opsion, por në mendimin tim ne duhet të themi se dështimi është leksioni që nxjerrim. Dhe në muajt e fundit sigurisht që patëm dështime, por tani duhet ti adresojmë ato dhe mund të përmirësojmë mjetet për të luftuar ndaj Pandemisë.

Një mundësi e re u hap me ardhjen e pandemisë, çka ishte digjitalizimi i Sistemit Shëndetësor, në çfarë konsiston ky digjitalizim?

Pra digjitalizimi konsiston në gjurmshmërinë e kontakteve. Pra nëse dëshiron të vendosësh nën kontroll Pandeminë, sigurisht që duhet të mbash distancën, të mbash maskë dhe të vaksinohesh, por një çështje specifike është dhe gjurmshmëria e infektimeve, për shembull në Gjermani kjo gjë kryhet nga Autoriteti i Shërbimit Shëndetësor dhe kryhet me anë të intervistave nëpërmjet telefonit dhe kjo është një mënyrë analoge dhe e ngadaltë, por nëse përdor mjete bashkëkohore si SmartPhonë apo aplikacione digjitale, mund të mbledhësh lehtësisht informacione, si për shembull mbi kontaktet me njerëzve, çka është më e leverdishme se sa mënyra tradicionale e mbledhjes së informacionit.

Dhe si funksionojnë këto aplikacione?

Aplikacionet tona që ne zhvillojmë të cilat mbështeten edhe nga Ministria Gjermane e Shëndetësisë, funksionojnë si platforma të bazuara në rrjet, pra nuk janë aplikacione për smartphone, por janë platforma online dhe ne përdorim një hartë për të piketuar dhe krijuar një listë të kontakteve. Nuk është e nevojshme të vendosësh kontaktet e tua në një listë, ashtu siç bëhet normalisht, por duhet të vendosësh vendndodhjen dhe nëse mendon për lokacionin, ti mendon edhe për personat me të cilët ke qenë në kontakt. Për shembull ti ke qenë me miqtë e tu javën e kaluar dhe ti ke qenë në një restorant të caktuar, dhe ti kujtohesh për vendndodhjen e këtij restoranti dhe nëse sheh të gjithë ata që kanë qene aty, ti kujtohesh për secilin person. Pra kjo është qasja jonë, dhe ne përdorim këtë lloj “rikujtese” për të marrë listën e plotë të kontakteve.

Cilat janë përfitimet individuale të qytetarëve por edhe të sistemit mjekësor nga ky aplikacion?

Përgjigja është e shkurtër. Është me e shpejtë dhe më e leverdisshme. Pra nëse kemi një pacient pozitiv me Covid dhe t’i nuk arrin të gjurmosh personat e kontaktit, vala e infektimeve do të vazhdojë të përhapet dhe problemi me sistemin analog të gjurmueshmerisë është fakti që është i ngadaltë, por nëse përdor një aplikacion digjital mund të jesh më i shpejtë dhe mund të thyesh zinxhirin e infektimeve, ky pra është përfitimi për qytetarët dhe për sistemin shëndetësor. Pra nuk ke pse të telefonosh të gjithë këta njerëz, thjesht i çon një link ku ata mund të vendosin kontaktet në faqen e webit dhe gjithashtu nuk është e nevojshme për shumë informacion

Megjithatë, shpeshherë projektet mbi aplikacionet për Covid-19 janë etiketuar si diskriminuese dhe invazive në privatësinë e gjithsecilit, si mund ti përgjigjeni këtyre kritikave?

Sigurisht që mbrojtja e të dhënave personale është shumë e rëndësishme dhe mendoj se ky aspekt duhet të ketë prioritetin më të lartë të mundshëm, por nëse mendon psh për telefonin tënd, ti ke Whatsup, ke Instagram, ti ke Facebook dhe ti vendos të gjitha këto të dhëna në këto aplikacione, dhe ato janë gjithashtu të dhëna personale. Por nëse sheh aplikacionin tonë, ti përdor vetëm ato të dhëna që ti ke vendosur në aplikacionin që ndodhet në smartphone-in tënd. Pra ne i marrim këto të dhëna, ti i sheh në çdo kohë se cilat janë të dhënat që ti jep dhe konfrimon që je dakord ti ndash këto me autoritetet përkatëse. Pra ne nuk marrim të dhëna pa aprovimin dhe miratimin e gjithësecilit

Zoti Beutel, edhe një pyetje të fundit. A jeni optimistë se kjo Pandemi do të përfundojë shpejt dhe bota do ti rikthehet normalitetit?

Kjo është një pyetje shumë e mirë. Une shpresoj të jetë kështu. Mendoj se kemi mësuar shumë nga njëri tjetri. Kemi hasur në dështime por me kalimin e kohës jemi përmirësuar gjithmonë e më shumë. Kemi procesin e vaksinimit, kemi strategjinë e testimit, aktualisht kemi një incidencë të ulët dhe unë jam i sigurt që do të arrijmë ta vendosim nën kontroll, nëse vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar, jo vetëm në Gjermani, por edhe në Europë dhe jashtë saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026