U dërgua për kurim në Itali, ndërron jetë nga COVID-19 neurologu i njohur
Drini Dobi, një nga mjekët neurologë më të njohur në vend, ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Doktori u dërgua për mjekim në Itali pasi shfaqi simptoma të rënda dhe pas thirrjes për të dhënë kontribut financiar për kurimin e tij jashtë vendit.
I ndjeri Dobi u prek nga COVID-19 më 22 nëntor ndërsa u dërguar në Itali në gjendje kritike për jetën. Me ndarjen nga jeta të Drini Dobit në moshën 51-vjeçare, Shqipëria numëron deri tani të paktën 23 mjekë të vdekur për shkak të COVID-19.
Një ditë më parë po për shkak të coronavirus ndërroi jetë gjinekologia Suela Muça. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 752 raste të reja më COVID-19 në 2620 testime të kryera ndërsa 15 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit duke çuar në 951 numrin e jetëve të humbura deri tani.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke u shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të mjekut, thotë se kishte shprehur shumë që Drini Dobi do ta fitonte betejën me coronavirus.
“Jam tej mase e pikëlluar për ndarjen nga jeta të një miku të mirë dhe një profesionisti të shkëlqyer, doktor Drini Dobit. Kishim shpresuar shumë, deri në çastet e fundit, se Doktor Drini do t’ia dilte ta fitonte këtë betejë për jetën, ashtu siç ia kishte dalë me mijëra herë të fitonte betejat për pacientët e tij. Dhimbja është e madhe në këto momente kaq të hidhura për të gjithë. Jam pranë Floridës, familjes dhe kolegëve të Doktor Drinit në këto momente. U prehsh në paqe Doktor Drini”, shkruan ministrja.
Mjekët që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19:
1. Anibal Byberi (53 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Bajram Curri.
2. Astrit Hzairi (54 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Kukës.
3. Arian Pushi (58 vjeç) – mjek hematolog, Tiranë.
4. Agron Menzelxhiu (71 vjeç) – kirurg, Elbasan.
5. Memo Boçi (81 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
6. Hysni Shkjau (69 vjeç) – mjek familje, Pukë.
7. Vilson Topulli (73 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
8. Zyliha Kraja (78 vjeçe) – kirurge, Shkodër.
9. Esat Pashaj (71 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Skrapar.
10. Muharrem Xhepexhiu (64 vjeç) – mjek familjeje, Lushnjë.
11. Sefer Dervishi (61 vjeç) – mjek familjeje, Kavajë.
12. Ilirjan Draçi (66 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Tiranë.
13. Hidajet Deda (67 vjeç) – pediatër, Kavajë.
14. Eduart Dhamo (57 vjeç) – mjek i përgjithshëm,Lushnjë.
15. Sefer Dervishi (61 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Kavajë.
16. Shaqir Shehu (68 vjeç) – kirurg, Kukës.
17. Ibrahim Kaziu (68 vjeç) – pneumolog, Dibër.
18. Ferdinand Shkrepa (68 vjeç) – okulist, Elbasan.
19. Bledi Nini (48 vjeç) – otorinolaringolog, Tiranë.
20. Myftar Zemani (78 vjeç) – mjek familjeje, Fier.
21. Leonard Kamberi (47 vjeç) – gjinekolog, Vlorë.
22. Suela Muça (48 vjeçe) – gjinekologe, Tiranë
23. Drini Dobi (51 vjeç) – neurolog, Tiranë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta