Mjeku ndërron jetë nga COVID, Yuri Kim: Dha jetën në shërbim, do të kujtohet si hero

30 Qershor 2020 | 16:14

Ambasadorja  Amerikane në Tiranë, Yuri Kim në një reagim për ndarjen nga jeta të mjekut, Arjan Pushi nga COVID-19, e cilëson atë hero që dha jetën duke u shërbyer të tjerëve.

58-vjeçari, profesor i Fakultetit të Mjekësisë, humbi jetën në Spitalin Infektiv ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero”, shprehet ambasadorja amerikane.

Arjan Pushi ka pasur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Tre persona të tjerë kanë humbur jetën sot duke e çuar numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 63. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë identifikuar 69 raste të reja me COVID-19 nga kryerja e 371 testeve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në Spitalin Infektiv janë të shtruar 79 pacientë, 7 në terapi intensive dhe tre të tjerë të intubuar. Në të gjithë Shqipërinë numërohen 1014 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe në Durrës.

Lexoni gjithashtu:

4 viktima në 24 orë, humb jetën për shkak të COVID-19 mjeku i QSUT

69 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, 79 pacientë të shtruar në spital

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026