Mjeku shqiptar në Greqi: Kostoja e një vaksine varion nga 10-20 euro
Ashtu si shumë vendet të Bashkimit Evropian, edhe Greqia ka nisur procesin e vaksinimit të shtresave të rrezikuara nga Covid-19.
Mjeku shqiptar në Greqi Vasil Llajo i tha Euronews Albania se vaksinimi ka nisur në muajin dhjetor në mënyrë simbolike me presidentin dhe me kryeministrin e vendit, ndërsa më pas ky proces ka vijuar tek spitalet COVID-19.
“Procesi i vaksinimit në Greqi ka nisur që me datë 27 dhjetor në mënyrë simbolike te presidenti i republikës, dhe kryeministrit dhe më 28 dhjetor ka filluar te spitalet Covid, te mjekët, që janë në kontakt me virusin. Mjekët e qendrave reanimatore”, tha ai.
Ai theksoi se një vaksinë kundër COVID-19 u kushton shteteve nga 10-20 euro, por shtoi se as Greqia nuk ka dhënë detaje mbi çmimin e blerjes së vaksinave.
Mjeku tha se injektimi i vaksinës në trupin e njeriut nuk bëhet në -70 gradë, por shtoi se duhet lihet fillimisht të vijë në temperaturë normale e më pas të aplikohet tek pacienti.
“Kostoja e një vaksine është nga 10-20 euro, dhe unë nuk jam në gjendje të jap informacione për këto. Shteti nuk i ka bërë me dije. Kostoja e vaksinës është nga 10-20 euro. Në lidhje me transportin dhe ruajtjen e vaksinës mendoj se ka pasur një transparencë. Dihet fare qartë se kushtet e ruajtjes së një vaksine është -70 gradë. Ruhet për dy javë. Vaksina nuk injektohet tek popullata, tek marrësi i saj në -70 gradë, por kjo vaksinë lihet të vijë në temperaturën normale, jo e turbulltë dhe pastaj injektohet. Vaksina nuk injektohet direkt nga akullit i thatë nga -70 gradë, por kalon në temperaturë nga -2-8 gradë, që ruhet fare mirë për dy ditë”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta