Mjeku toksikolog: Nuk u helmuan me bar miu 23 punonjësit e fabrikës në Fier

23 Shkurt 2024 | 08:10

Toskikologu Lulzim Banushaj është shprehur se 23 punonjësit e një kompanie që përfunduan në Spitalin e Fierit për mjekim, nuk kanë qenë të heluar me bar miu apo helme të tjera.

Komentet Banushaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se mund të ketë pasur edhe një sindromë e panikut e krijuar në mesin e punonjësve.

Megjithatë, mjeku shtoi se shkaku i përfundimit në spital të këtyre punonjësve nuk është përcaktuar ende, pasi sipas tij, ata ishin shprehur se kishin bërë të njëjtën rutinë në punë si edhe në ditët e tjera.

“Janë 2-3 ekipe që po punojnë për këtë punë. Ekipe edhe të shëndetësisë, edhe të punës. Akoma nuk është zbuluar ndonjë shkak. Ishte e njëjta rutinë pune, i njëjti aktivitet. Kishin bërë të njëjtat punë që bënin ditë për ditë.

Nuk është se kishin bërë diçka të pazakonshme apo të kishin konstatuar diçka ndryshe nga herët e tjera. Nëpër kolektiv, meqë nuk u konstatua shkaku, u mendua që 1,2,3 mund të kenë pasur një problem, ndërsa për të tjerët është krijuar një ndjenjë paniku.

Sepse intoksikimi nga një lëndë helmuese jep simptoma të njëjta për të gjithë, por simptomat ishin të ndryshme, dikush kishte alergji, dikush kollë, etj. Pra nuk ishin shenja që përputheshin me helm miu dhe helmime të tjera. U krijua dhe një sindromë e panikut atje”, tha Banushaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026