Moda në kohën e pandemisë, në Paris organizohet sfilata javore përgjatë lumit Sena
Një festim ndryshe është organizuar në Paris për javën e modës, ku marka e njohur pariziene “AMI” I ka paraqitur veshjet në një sfilatë të mbajtur përgjatë lumit të Senës.
Modele femra dhe meshkuj kanë dalë njëri pas tjetrit për të prezantuar krijimet e markës, të cilat stilisti i cilësoi si pjesë të një pune të ngadaltë për shkak të karantinës.
“Unë me të vërtetë e dua këtë koleksion, sepse është bërë gjatë karantinës. Kam punuar në zyrë, pra në studion time, ndërkohë që ekipi im punonte nga shtëpia, prandaj kemi punuar edhe shumë ngadalë.” –Alexander Mattiussi, stilisti i “AMI”.
Puna e vështirë është paraqitur si diçka e veçantë që ka si qëllim të rinisë jetën e modës dhe sfilatave.
“Ne kemi nevojë të festojmë pak. Kur kemi këtë lloj krize është shumë e lehtë të biesh në një gjendje depresioni. Ndihem sikur ekziston një lloj sfide dhe përgjegjësie për të ecur përpara dhe të marrësh pjesë në këtë lloj “rifillimi”, shtoi ai.
Vizitorët duke zbatuar masat e Covid-19 e ndoqën këtë sfilatë kryesisht nga ana tjetër e lumit dhe nga ekranet e mëdha që transmetonin pamjet unike.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti