“Modelja” 106-vjeçare merr vëmendjen botërore, pozon për kopertinën e Vogue
Edicioni filipinas i revistës “Vogue” ka publikuar 106-vjeçaren Apo Whang Od në kopertinën e numrit të muajit prill, duke e bërë artisten e tatuazheve personin më të moshuar në histori që shfaqet në të.
Whang Od, e njohur ndryshe si Maria Oggay, ka perfeksionuar artin e tatuimit me dorë që kur ishte adoleshente, nën mbikëqyrjen e të atit.
Ajo jeton në fshatin malor Buskalan, rreth 15 orë larg nga kryeqyteti Manila, dhe konsiderohet si tatuazhistja më e vjetër e vendit.
Dikur, tatuazhet e stilit “Kalinga” të bëra me dorë apo duke përdorur një gjilpërë bambuje, një gjemb, ujë dhe qymyr, u bëheshin luftëtarëve indigjenë të njohur si “Butbut”.
Ndërsa tani, turistët e huaj që kërkojnë vizatimet e saj gjeometrike përbëjnë pjesën dërrmuese të klientelës së saj.
“E vlerësuar si artistja e fundit e gjeneratës së saj, Apo Wang Od ka gdhendur simbolet e tribusë “Kalinga”, që nënkuptojnë forcë, guxim dhe bukuri, në lëkurën e disa mijëra njerëzve që kanë bërë pelegrinazh në Buskalan”, ka bërë të ditur revista “Vogue” përmes një postimi në rrjetet sociale.
Arti i tatuazhistit në këtë fshat mund t’u kalohet vetëm të afërmve me lidhje gjaku dhe 106-vjeçarja prej disa vitesh ka nisur të stërvisë mbesat e saj Elyang Wigan dhe Grace Palicas.

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë