”Moderna” optimizëm në ekonomi, rriten aksionet në bursë pas lajmit të 94.5% efektshmëri të vaksinës

17 Nëntor 2020 | 08:23

Aksionet amerikane në bursën e Wall Street pësuan një rritje pas lajmit për vaksinën e prodhuar nga kompania amerikane “Moderna”, e cila rezulton të jetë 94.5% efektive ndaj virusit COVID-19.

Ky lajm jep shpresë për një rimëkëmbje të mundshme të ekonomisë pas një viti të shënuar edhe nga shfaqja e pandemisë.

Kompania “Moderna” bëri publik lajmin se pas testeve, efektshmëria e vaksinës ka arritur rezultate premtuese dhe tashme është gati për të nisur faza e fundit përpara se te fillojë prodhimi në masë.

Nga 95 persona që iu nënshtruan testeve, vetëm 5 prej tyre zhvilluan simptoma të virusit.

Me hapjen e bursës gjatë ditës së hënë, mesatarja e Dow Jones u rrit me 192.5 pikë, ose 0.6% më shumë se një ditë më parë. Nasdaq gjithashtu shënoi një rritje prej 0.2 %.

 

Lexoni gjithashtu: 

Amerikanët prodhojnë vaksinën tjetër, ofron 95 për qind mbrojtje ndaj COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026