Modi në Izrael për vizitë dyditore, zbardhet axhenda për takimin me Netanyahu
Kryeministri indian Narendra Modi ka mbërritur në Izraeli për një vizitë dyditore, e para e tij që nga fillimi i luftës në Gaza.
Modi pritet të mbajë një fjalim në Knesset dhe të zhvillojë takime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog. Në axhendën e tij nuk është parashikuar takim me udhëheqës palestinezë.
Vizita zhvillohet në një kohë kur India dhe Izraeli synojnë të forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje, teknologji dhe tregti — një marrëdhënie që është thelluar ndjeshëm që kur Modi mori detyrën më shumë se një dekadë më parë.
Megjithatë, analistët vlerësojnë se kjo vizitë do të vërë në provë politikën e jashtme të Indisë, e cila përpiqet të ruajë ekuilibrin mes lidhjeve me Izraelin dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme.
Në vitin 2017, Modi u bë kryeministri i parë indian që vizitoi Izraelin, një udhëtim që u konsiderua si pikë kthese në marrëdhëniet dypalëshe.
Të dy vendet bashkëpunojnë ngushtë në luftën kundër terrorizmit dhe në fushën e mbrojtjes, ndërsa India mbetet një nga blerësit më të mëdhenj të armëve izraelite.
Netanyahu e cilësoi vizitën e Modit si “historike”, duke shkruar në rrjetin social X se lidhja mes dy vendeve përfaqëson një aleancë të fuqishme mes dy liderëve globalë, partnerë në inovacion, siguri dhe vizion strategjik.
Nga ana e tij, Modi theksoi se India “e vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme me Izraelin, të ndërtuar mbi besimin, inovacionin dhe një angazhim të përbashkët për paqen dhe progresin”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni