Momenti kur Maduro mbërrin në Nju Jork, shoqërohet nga dhjetëra agjentë në aeroportin ushtarak

3 Janar 2026 | 23:51

Avioni që transportonte presidentin e kapur të Venezuelës, Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, mbërriti në Bazën Ajrore të Gardës Kombëtare Stewart në shtetin e Nju Jorkut për ti dorëzuar ata te autoritet e drejtësisë amerikane. Maduro pritet të përballet javën e ardhshme me akuza për drogë dhe armë në gjykatën federale të Manhatanit.

Maduro u pa duke zbritur nga avioni i shoqëruar nga më shumë se një duzinë agjentësh federalë. Sipas pamjeve të siguruara mediat amerikane, presidenti venezuelian kishte veshur rroba gri dhe ishte me pranga në duar. Dhjetëra agjentë agjentë federalë të veshur me të zeza e shoqëruan ata nga avioni për në makinat që do e transportonin.

Më herët Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta “drejtojnë vendin” për një periudhë të pacaktuar pas rrëzimit të Maduros dhe do të sekuestronin rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës, duke angazhuar kompani amerikane për të investuar miliarda dollarë në industrinë e shkatërruar. Trump tha se trupat amerikane do të kenë prani në Venezuelë “në atë që lidhet me naftën”.

Trump u tha më herët gazetarëve se SHBA po punon me nënpresidenten e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e cila ka kërkuar lirimin e Maduros dhe ka këmbëngulur se ai mbetet presidenti legjitim i vendit. Ndërkohë, udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ka bërë thirrje që pushtetin ta marrë një kandidat i opozitës. Kapja e Maduros është pritur me festime në Floridën e Jugut dhe me shqetësim në Karakas.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha sot se presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, pati disa mundësi për të shmangur arrestimin dhe shtoi se situata në Kubë do të jetë temë diskutimi sepse SHBA-të “dëshirojnë të ndihmojnë popullin e Kubës, ngjashëm me rastin e Venezuelës”.

“Nicolas Maduro u padit në Shtetet e Bashkuara në vitin 2020. Ai nuk është presidenti legjitim i Venezuelës, por një i arratisur nga drejtësia amerikane”, tha Rubio, duke shtuar se Maduro mori oferta bujare, por “në vend të kësaj vendosi të sillet si një ‘kafshë e egër’ dhe të luajë”, raportoi NBC News. I pyetur nëse deklarata e Trumpit për dëshirën e SHBA-së për t’u “rrethuar me stabilitet” i referohet edhe udhëheqësit të Kubës komuniste, Miguel Diaz-Canel, Rubio tha se situata në Kubë do të jetë një temë diskutimi. “Kuba aktualisht po shembet dhe ne duam t’i ndihmojmë njerëzit, ngjashëm me rastin e Venezuelës, por edhe kubanezët që u detyruan të largoheshin nga vendi dhe të jetonin këtu”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen me Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve të të dyja partive mbi marrëveshjen paraprake mes SHBA-së dhe Iranit....
16:57 | 29/06/2026

Rrëfimi prekës i nënës që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën nëse merrte frymë

Një nënë, e cila u nxor e gjallë nga rrënojat e banesës së saj së bashku me foshnjën 18-ditëshe, ka treguar momentet dramatike që përjetoi...
16:53 | 29/06/2026

Gjykata Supreme e SHBA-së vendos: Trump mund të shkarkojë drejtuesit e agjencive të pavarura

Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi që presidenti amerikan, Donald Trump mund të shkarkojë drejtuesit e agjencive ose komisioneve të pavarura, duke i dhënë fund 90 viteve të...
16:50 | 29/06/2026