Monitorimi i punës në KLGJ dhe KLP, Ilda Dushi rendit dy gjetjet kryesore
Ilda Dushi, përfaqësuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit tha për Euronews Albania se projekti për monitorimin e punës së KLGJ-së dhe KLP-së ka nisur që në dhjetor të vitit 2020 dhe do të vazhdojë deri në shtator të 2021.
“Kemi angazhuar 7 ekspertë, të cilët janë marrë në mënyrë të vazhdueshme dhe rigoroze me monitorimin e veprimtarisë të këshillave, përditshmërisë së këshillave, si nga pikëpamja ligjore, si nga pikëpamja procedurale dhe në raport me shtylla të caktuara monitorimi”, – u shpreh znj. Dushi.
Ajo tregoi se nga ky monitorim ka pasur dy gjetje kryesore, problemet me transparencën dhe hezitimi i magjistratëve për t’u bërë pjesë e strukturave të posaçme.
“Në vetvete gjetja kryesore ose ndër gjetjet kryesore, mund të përmendim aspektin e transparencës. Duke marrë në konsideratë që kjo periudhë monitorimi rastisi edhe në një periudhë pandemie, këshillat u detyruan që t’i kthenin mbledhjet e tyre plenare në mbledhje online. Mbledhja online nuk ishte live, kjo ndikonte në monitorimin fizik”, u shpreh ajo.
“Gjetja tjetër që ka qenë problematike dhe ne na rezultoi risi, ose ndoshta çudi në momentin që kryem monitorimin, ishte mungesa shumë e theksuar e dëshirës dhe iniciativës së magjistratëve për të qenë kandidat si drejtues prokurorie apo gjykate, ose për të qenë kandidat kryesisht në GJKKO, qoftë të shkallës së Parë apo të Apelit, qoftë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Në këto instanca rezulton që ka një mungesë shumë të lartë të dëshirës për të shkuar atje”, – tregoi më tej znj. Dushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta