Monitorimi i punës së KLGJ dhe KLP, KSHH: Magjistratët hezitojnë të jenë pjesë e strukturave të posaçme

24 Qershor 2021 | 08:46

Një ditë më parë Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi konferencën mbi monitorimin e punës së KLGJ dhe KLP gjatë një viti, ku e pranishme ishte dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar Komiteti evidentoi disa nga gjetjet e monitorimit, mes të cilave ishte emërimi i prokurorëve që ende nuk kanë kaluar procesin e vetingut.

Ndërkohë, një tjetër konstatim i KSHH-së ishte dhe fakti se sot magjistratët hezitojnë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme, apo të ushtrojnë detyrën e tyre në disa prokurori apo gjykata në rrethe ku si pasojë e vakancave të krijuara nga vettingu është ulur ndjeshëm ritmi i punës.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ishin dhe komunikimet jashtë mikrofonave gjatë mbledhjeve që kryejnë dy Këshillat, që sipas tyre cenon transparencën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026