Monitorimi i zgjedhjeve, 26 vëzhgues të OSBE/ODIHR do të jenë në Shqipëri nga 26 marsi në 17 maj
Misioni i OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve të 25 prillit do të mbërrijë në Shqipëri në 26 mars.
Do të jenë 26 vëzhgues të cilët do të qëndrojnë në Shqipëri deri në 17 maj.
Misioni i vëzhgimit të OSBE/ODIHR ka mbajtur një konferencë për mediat në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet 25 prillit.
Misioni do të udhëhiqet nga Ursula Gacek dhe do të përbëhet nga një grup kryesor prej 12 ekspertësh të bazuar në Tiranë dhe gjithashtu nga 24 ekspertë afatgjatë, të cilët do të fillojnë të shpërndahen në të gjithë vendin duke filluar nga 26 marsi dhe do të jenë prezent deri në datën 17 maj.
Vëzhguesit do të monitorojnë nga afër procesin e regjistrimit të votuesve, aktivitetet në fushatë si dhe punën e administratës së zgjedhjeve dhe trupave të tjera qeveritare, legjislacionit në lidhje me të si dhe zbatueshmërisë. Gjithashtu, misioni do të vëzhgojë dhe mbulimin mediatik të fushatës.
Në këto zgjedhje, për shkak të emergjencës shëndetësore të pandemisë së Covid-19, OSBE nuk do të jetë në gjendje që të ketë vëzhgues me kohë të pjesshme.
Sipas deklaratës së OSBE/ODIHR gjetjet paraprake të vëzhgimit të tyre do të prezantohen një ditë pas zgjedhjeve. Ndërkohë raporti përfundimtar së bashku me rekomandimet do të publikohet 2 muaj pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta