Morgu në spitalin më të madh në Fixhi plot, rastet me COVID rriten ndjeshëm
Morgu në spitalin më të madh të Fixhit është me kapacitete të plota, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë e vendit, ndërsa raste të reja me COVID-19 shënohen çdo ditë.
28 njerëz vdiqën të dielën nga një valë e dytë e infeksioneve me coronavirus që ka nisur që prej muajit prill, pavarësisht se për kapacitetin e morgut nuk kishte detaje të imtësishme.
Spitali Memorial i Luftës Koloniale i është kushtuar tërësisht pacientëve me COVID.
“Duke qenë se morgu po përdoret me kapacitete të plota, të afërmit e viktimave po luten që t’i nxjerrin menjëherë, në mënyrë që të kryejnë ritet e fundit,” – tha ministria në një deklaratë.
Pavarësisht se Fixhi ka qenë ndër vendet që ka pasur sukses në menaxhimin e situatës së pandemisë, varianti shumë i transmetueshëm Delta, i zbuluar në Indi po përhapet në masë.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 54% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kineze ose atë AstraZeneca, ndërsa gati 9% është vaksinuar plotësisht.
LEXONI GJITHASHTU:
- Frika nga Delta, EMA deklaroi se vaksinat e aprovuara nga BE janë efikase ndaj variantit
- Portugalia rikthen kufizimin e lëvizjeve për shkak të përhapjes së variantit Delta të COVID-19
- Rreziku nga varianti “Delta” rikthen kufizimet, Portugalia sërish në shtetrrethim
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta