English

Mori vaksinën kundër Covid-19, mjeku shqiptar tregon eksperiencën në Euronews Albania

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në shumë shtete të Bashkimit Evropian ka nisur vaksinimi për Covid-19 dhe një ndër to është edhe Italia. Mjeku shqiptar në Itali Albert Troci tregoi në Euronews Albania situatën e pandemisë në vendin fqinj, ndërsa shtoi se hapja dhe mbyllja gjatë festave kanë reflektuar rritje të rasteve të të infektuarve.

- Advertisement -

Ai tha se në spitalet e Italisë është vënë re sot një shtim i pacientëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë për Covid-19. Mjeku kirurg thotë se vaksina është arma kryesore, e cila do të ndihmojë vendet në mposhtjen e virusit.

“Kam frikën se pas hapjes dhe mbylljes gjatë festave do ketë rritje. Sot patëm një rritje të pacientëve që kanë ardhur në spitale. Rastet globale janë në ulje. Ne kemi shumë shpresë tek vaksina. Në Evropë dhe në Itali kemi nisur vaksinimin me Pfizer. Vaksina është ajo, që do të na ndihmojë të dalim nga kjo pandemi”, tha ai.

Ai është një prej mjekëve shqiptarë, i cili ka marrë vaksinën kundër virusit. Gjatë intervistës në Euronews Albania, mjeku Troci tha se kanë kaluar 24 orë nga momenti ku ai ka marrë vaksinën, ndërsa shtoi se nuk ka pasur efekte anësore, me përjashtim të një skuqje të vogël në zonën ku është injektuar vaksina.

“Po, kanë kaluar 24 orë nga momenti i vaksinimit. Nuk kam patur asnjë problem, por i vetmi problem është skuqja që krijohet në zonën ku është injektuar vaksina. Kjo është arma më e mirë që kemi tashmë në duart tona për të mbytur këtë armik, i cili na ka ndryshuar stilin e jetesës gati një vit”, tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?