English

“Mos gjykoni nga pamja”, historia e 11-vjeçarit që punon

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa këta fëmijë luajnë dhe argëtohen me njëri tjetrin, disa moshatarë të tyre detyrohen të punojnë deri në orët e vona të natës. I tillë është edhe rasti i 11-vjecarit që takuam, ndërkohë që ai na u afrua për të na shitur aksesorë të ndryshëm.

- Advertisement -

“Arsyeja është se nuk ia dal dot me gjendjen ekonomike. Mami na ka braktisur edhe është arsyeja e vetme që mund të punojmë më këtë lloj, sepse të vjedhësh nuk është gjë e mirë”, u shpreh ai.

Ai dhe motra e tij janë nxënës të shkëlqyer në shkollë, ndërsa  në kohën e lirë punojnë aksesorët për ti shitur gjatë darkës. Po si nis dita e tij?

“Vazhdoj shkollën, mbaroj shkollën dhe më pas bëj mësimet”, tregon ai.

Me shumë ëndrra dhe dëshira për të ardhmen e tij, djali na thotë se nuk ka dëshirë të punojë më.

“Do ta lë sepse nuk më pëlqen ta bëj. Disa njerëz  më tallin”, shprehet ai në lidhje me punën që e bën për shkak të vështirësive ekonomike.

Edhe pse i vogël në moshë, ai ka një mesazh me shumë vlerë për moshatarët e tij

“Mos i gjykoni njerëzit nga pamja”, shprehet ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×