‘Mos udhëtoni, rrezik nga COVID-19′, DASH këshillon amerikanët të mos lëvizin në 116 shtete, mes tyre Shqipëria e Kosova
‘Mos udhëtoni’ është kjo këshilla e Departamentit Amerikan të Shtetit drejtuar të gjithë qytetarëve amerikane për të shmangur vendet që cilësohen me nivele të larta të virusit covid-19.
Në nivelin e katërt sipas DASH futen ato vende që paraqesin rrezikun më të lartë për të udhëtuar.
Mes tyre Departamenti amerikan i Shtetit nuk rekomandon udhëtimin edhe në Shqipëri e Kosovë.
Pjesë e listës është shtuar edhe Britania, Kanadaja, Franca, Izrael dhe Meksika dhe nga e hëna numri do të rritet në rreth 80% të shteteve në të gjithë botën.
Autoritetet shprehen se masa nuk nënkupton një rivlerësim të situatave shëndetësore aktuale në disa vende, por “reflekton një rregullim në sistemin këshillimor të udhëtimit të departamentit të shtetit për t’u mbështetur më shumë në vlerësimet ekzistuese epidemiologjike”.
Rekomandimet nuk janë të detyrueshme dhe nuk i ndalojnë amerikanët të udhëtojnë.
Vendet e tjera në listën “Mos Udhëtoni” përfshijnë Finlandën, Egjiptin, Belgjikën, Turqinë, Italinë, Suedinë, Zvicrën dhe Spanjën.
Disa vende si Kina dhe Japonia qëndrojnë në Nivelin 3, me këshillën ‘Rishikoni Udhëtimin”.
Shumica e amerikanëve i kanë shmangur udhëtimet në pjesën më të madhe të Evropës për shkak të kufizimeve lidhur me COVID-19.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta