Mos votimi i buxhetit, Safet Gerxhaliu: Kosova rrezikon të hyjë në kolaps
Të hënën Kuvendi i Kosovës, pritet të mblidhet për të votuar projekt-buxhetin e vitit 2021. Deri tani iniciativa e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka grumbulluar 46 firma deputetësh.
Votimi i buxhetit të vitit të ardhshëm ishte dhe mesazhi që kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dha gjatë konferencës, kur pranoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për jolegjitimitetin e qeverisë së tij.
Ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila prej më shumë se dy muajsh, është shprehur haptaz se nuk do të votojë asnjë nismë në Kuvend.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu thotë se gjatë pandemisë, partitë politike kanë luftuar më shumë për pushtetin e tyre se sa për ekonominë e vendit.
“Ndërkohë që vendet e rajonit dhe më gjerë bëjnë garë për të mbështetur qytetarët dhe biznesin, Kosova është në pakon emergjente të marsit dhe para pak koë ka kaluar ligjin përr rimëkëmbinej ekonomike por ky ligj bazohet vetëm në shtrytëzimin e 10% të trustit të pensionit dhe ato para janë të vetë qytetarëve dhe jo të shtetit.
Në Kosovë në këë kohë pandemisë më shumë është luftuar për pushtet se sa shtet, është luftuar për pozita dhe presion dhe e tëra kjo ka treguar amoralitetin politik që karakterizon 2020 në skenën politike në Kosovë”, shprehet z. Gerxhaliu.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës thotë se nëse nuk do të votohet buxheti i vitit 2021, atëherë do të ketë një kolaps dhe ndihma për biznesin dhe qytetarët do të jetë vetëm në letër dhe jo në realitet.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta