Moska del nga karantina, vazhdon të bjerë numri i të infektuarve
Moska po shkon drejt hapjes pas pothuajse më shumë se dy muaj në karantinë, teksa rastet e reja vazhdojnë të jenë në rënie.
Nga e marta, qytetarët do të mund të dalin në rrugën dhe të përdorin transportin publik pa kufizime.
Baret dhe restorantet do të mund të hapin ambientet e jashtme nga 16 qershori, tha për mediat kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin.
“Në 23 qershor kemi në plan të heqim kufizimet për sportet, do të hapim pishinat dhe palestrat”, shtoi Sobyanin.
Numri i rasteve të reja ka rënë ndjeshëm krahasuar me pikun epidemisë kur regjistroheshin mbi 6 mijë raste në ditë, megjithatë janë rreth 2 mijë raste në ditë.
Rusia hyri në karantinë në fund të marsit dhe qytetarët iu lejohej të dilnin vetëm për të blerë sende të domosdoshme.
Rusia ka regjistruar gjithsej 480 mijë të infektuar dhe renditet në vend të tretë për numrin e rasteve pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.
Kritikët kanë vënë në pikëpyetje transparencën e shifrave zyrtare teksa Moska ka thuajse gjysmën e rasteve të regjistruara dhe viktimave në vend.
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve