Moska: Garancitë e sigurisë për Ukrainën, provokim në kufijtë tanë
Propozimet perëndimore për garanci sigurie ndaj Ukrainës do të rrisnin rrezikun e një konflikti mes Moskës dhe Perëndimit, duke e kthyer Kievin në një provokator strategjik në kufijtë e Rusisë. Është paralajmërimi që vjen nga Kremlini, teksa aleatët europianë të Ukrainës po punojnë për një seri garancish që do të ishin pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje dhe do të mbronin Kievin nga sulme të mundshme në të ardhmen.
Presidenti Zelenski tha të enjten se priste që korniza e garancive të sigurisë të përcaktohej javën e ardhshme. Maria Zakharova u shpreh:
“Ne nisemi nga fakti se opsionet e propozuara nga Perëndimi kolektiv janë të njëanshme, të ndërtuara me pritshmërinë e dukshme për të përmbajtur Rusinë. Autorët e ideve të tilla po ndjekin rrugën e tërheqjes së regjimit të Kievit në orbitën e NATO-s, në shkelje të statusit neutral dhe jo-bërthamor të Ukrainës sipas Deklaratës së Sovranitetit Shtetëror të vitit 1990.
Përveç kësaj, një vijë e tillë shkel parimin e pandashmërisë së sigurisë dhe e vendos Kievin në rolin e një ‘provokatori strategjik’ në kufijtë e Rusisë, duke rritur rrezikun që aleanca të përfshihet në një konflikt të armatosur me vendin tonë.”
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Zakharova, tha se garancitë e sigurisë duhet të bazohen në arritjen e një mirëkuptimi të përbashkët që merr parasysh interesat e sigurisë së Moskës. Rusia ka deklaruar më parë se nuk i pëlqen propozimet e europianëve dhe nuk do të pranojë asnjë prani të trupave të NATO-s në territorin ukrainas.
Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
“Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme
- 08:05 Zelenskyy paralajmëron sulm “masiv” rus brenda 48 orëve, teksa përgatitet të takohet me Trump
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente