Moska përgatit mobilizimin e 500 mijë rekrutëve, çfarë po planifikon Putin

7 Janar 2023 | 17:47

Moska dyshohet se po përgatitet të urdhërojë mobilizimin e 500,000 rekrutëve shtesë në janar.

Vadym Skibitsky, zëvendës shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se rekrutët mund të përdoren për sulmet e planifikuara nga rusët në pranverë dhe verë.

Ukraina beson se këto ofensiva ka të ngjarë të jenë në lindje dhe jug.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Moska ka mohuar se po përgatitet për një valë të re mobilizimi.

Vladimir Putin tha në dhjetor se ishte “e pakuptimtë” të konsiderohej një thirrje e re, pasi vetëm gjysma e atyre që u mobilizuan në tetor po luftojnë në Ukrainë.

Por ka pasur pretendime të përsëritura nga agjencitë perëndimore se Moska ka vazhduar me një mobilizimin “të fshehtë”.

Kujtojmë se “mobilizimi i pjesshëm” fillestar i rezervistëve rusë ndezi panik në të gjithë vendin dhe bëri që mijëra të rinj rusë të iknin nga frika se mos thirreshin në ushtri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Klopp konfirmon bisedimet me Gjermaninë

Jurgen Klopp ka konfirmuar se është në negociata për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Gjermanisë dhe thotë se e ka “rimbushur” energjinë që i mungonte...
10:24 | 04/07/2026

Mbrojtësi i Egjiptit, Mohamed Hany bëhet lojtari i parë që shënon dy autogola në të njëjtën Kupë Bote

Mbrojtësi i Egjiptit, Mohamed Hany është bërë lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që ka shënuar dy autogola në të njëjtin turne. Një goditje...
08:23 | 04/07/2026

Kolumbia mposhti Ganën 1-0, kualifikohet në raundin e 16-të të Kupës së Botës

Kolumbia mposhti Ganën 1-0 në raundin e 32-tave të Kupës së Botës FIFA 2026 në stadiumin Arrowhead në Kansas City të premten, duke u kualifikuar...
08:18 | 04/07/2026