Mosmarrëveshje me PD? Mediu: T’i japësh PR një mandat në Tiranë, do të thotë të mos i japësh asgjë
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk kanë arritur ende një marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas z. Mediu bashkëpunimi i PD me aleatët nuk duhet të jetë thjesht matematike por një raport ku të vlerësohen kontributet.
“PR ka marrë një mandat deputeti në 2009 dhe 2013 vetëm pa PD në Tiranë. Në qoftë se thuhet se po i japim PR një vend në Tiranë do të thotë se nuk po japin asgjë, përkundrazi e fut atë në një garë me vetveten dhe të tentosh të risësh veten tënde duke shkatërruar PR”, tha z. Mediu.
Kreu i PR tha se mbeten në pritje të një përgjigjeje nga PD se mbi ç’kritere janë vendosur këto marrëveshje të deritanishme me aleatët pasi sipas z. Mediu deri tani ka parë marrëdhënie mes individësh që mund të mos jetë efektive në grumbullimin e sa më shumë votave.
Vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar të hënën se negociatat me aleatët vijojnë ndërsa së shpejti do të ketë një qëndrim zyrtar mbi koalicionin se si PD do të paraqitet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta